Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kanë ndaluar takimin e paraparë më 27 qershor në Uashington.
Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit tregoi se ka marrë dritën jeshile nga Richard Grenell për një takim të radhës.
“Zhvillimet politike, në veçanti që kanë ndodhur në Kosovë e kanë ndërruar dinamikën për neve si qeveri, pas aktakuzës nga Gjykata Speciale. Pavarësisht, ne mbesim të përkushtuar për dialog.
Besojmë thellë se dialogu s’ka alternativë.
Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe dje tek zyrtarët evropian”.
“Është në interes të Kosovës që ky provës të përmbyllet sa më shpejtë.
Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit ne e kemi shty vizitën në Uashington.
Kam pas kontakte me Grenellin.
Së shpejti do të caktohet data për takim, agjenda mbetet e njëjta.
Takimi do të mbahet së shpejti i kryesuar nga kryeministri”, ka deklaruar ai.