3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Bekim Jashari ndan mirënjohje për familjet e dëshmorëve

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së stome ka vizituar dhe ka ndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve.

- Advertisement -

“Sot, bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorin Abdyl Ymeri, gjeneralin Ilaz Derguti dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën sublime, vizituam familjet e dëshmorëve dhe u ndamë mirënjohje për dëshmorët: Ajet Gjinovci, Faik I Goxhuli, Nasuf H Goxhuli, Safet I Gjinovci, Xheladin Asllani, Hajdin A Feka, Besim Feka, Fazli J Jashari, Idriz S Salihu, Muharrem R Zeneli dhe Hajdin Aruqi, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Jashari po ashtu ka bërë të ditur se vizitat tek familjet e dëshmorëve do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Ky është postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Sot, bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorin Abdyl Ymeri, gjeneralin Ilaz Derguti dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën sublime, vizituam familjet e dëshmorëve dhe u ndamë mirënjohje për dëshmorët: Ajet Gjinovci, Faik I Goxhuli, Nasuf H Goxhuli, Safet I Gjinovci, Xheladin Asllani, Hajdin A Feka, Besim Feka, Fazli J Jashari, Idriz S Salihu, Muharrem R Zeneli dhe Hajdin Aruqi, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.

Familjet e dëshmorëve janë nderi dhe historia jonë, gardianet e vlerave tona kombëtare e historike. Ato duhet trajtuar me kujdes të veçantë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre në jetësimin e idealeve tona shekullore.

- Advertisement -

Vizitat tek familjet e dëshmorëve tjerë vazhdojnë ditëve në vijim!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit