9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoti u bën thirrje deputetëve që sa më shpejt të votojnë për rishikimin e buxhetit

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kosovës që sa më parë të caktohet seanca për rishikimin e buxhetit.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se është e një nevoje urgjente mbajtja e seancës për këtë çështje, që të zbatohet sa më shpejt pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

Këto deklarata, kryeministri i vendit i bëri gjatë së shtunës, në vizitën e tij në fshatin Shirokë të Suharekës, në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, raporton KOHA.

Gjatë vizitës në këtë fshat, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se do të ndihmojnë në subvencionimin e grurit dhe kulturave të ndryshme bujqësore.

- Advertisement -

Edhe pse u shpreh i kënaqur me rendimentet e këtij viti, bujku Nisret Bajraktari, përkundër vizitës së krerëve komunalë e qendrorë, tha se bujqit kanë shumë pak përkrahje nga të dyja nivelet.

Ndërkohë që kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në këtë takim me kryeministrin e ministrin ka apeluar që sa më shpejt të ndahen subvencionet në këtë drejtim.

- Advertisement -

Hoti ka theksuar se ky vit ka treguar më së miri se sa e rëndësishme është që Kosova t’i ketë prodhuesit e vet, derisa ka premtuar se Qeveria do të jetë pranë bujqve për t’i ndihmuar ata me problemet e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit