7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Merkel: Falënderoj të moshuarit për qëndresën gjatë pandemisë

Rekomandime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka falënderuar të moshuarit në Gjermani për stoicizmin e treguar gjatë pandemisë së koronavirusit.“Unë e di se jeta e përditshme, e cila shpesh është e vështirë, sidoqoftë, është bërë edhe më e vështirë edhe më e vetmuar gjatë pandemisë”, tha ajo në mesazhin javor të së shtunës.

- Advertisement -

“Përkundër gjithë kësaj vështirësie, unë nuk gjeta aspak zemërim te shumë njerëz të moshuar, por më tepër një mirëkuptim për politikën tonë për kufizimet e nevojshme të kontakteve. Unë ju falënderoj shumë për këtë”, tha Merkel.

Ndër të tjera, Merkel iu referua shumë nismave të reja gjatë të cilave të rinjtë gjermanë po ndihmojnë njerëzit e moshuar duke ua bërë më të lehtë jetën e përditshme.“Do të isha e lumtur nëse këto iniciativa do të ruheshin për një kohë të gjatë. Nevoja për një mbështetje të tillë mes brezave me siguri duhet të ruhet ende”, tha kancelarja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit