Kryeministri Hoti tregon se çka di për rastin e mistershëm të 4 të vdekurve me Covid-19 në mëngjesin e sotëm
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur edhe për të vdekurit e orëve të para të mëngjesit, për të cilët ka thashetheme se vdiqën shkaku i mosfunksionimit të respiratorëve.
Kryeministri Hoti tha se “ishte shumë shqetësuese” dhe se do të kryheshin hetimet mbi rastin.
“Unë e di që stafi shëndetësor po e bën maksimumin aty. Mund t’ju garantoj se organet përkatëse do të hetojnë nëse ka pasur ndonjë lëshim,” tha Hoti.
Ai gjatë kësaj konference lajmëroi edhe për masat e reja kundër Covid-19shit pas përkeqësimit të situatës pas numrit të shtuar të të infektuarve dhe të të vdekurve në Kosovë