4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka këtë njoftim me rëndësi për bashkatdhetarë që duan të bëjnë pushimet në Kosovë

Rekomandime

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka paralajmëruar të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në shtetin gjerman, që kur të kthehen në vendin e tyre të punës mund të kenë shumë kufizime si dhe duhet nënshtruar një sërë masash.

Tutje bëhet e ditur se përveç karantimit 14 ditorë, në rast të përkeqësimit të situatës me Covid-19, shteti gjerman nuk do të mund tu ndihmojë për kthimin e tyre në Gjermani dhe asnjë asistencë tjetër.

- Advertisement -

Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh.

Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlenë për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit