Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar nga partitë politike që të mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend, me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e Listës serbe.
Osmani në një postim në Facebook, ka akuzuar anëtarët e Listës serbe se i janë bashkëngjitur presidentit serb Aleksandar Vuçiqit në fushatën politike e diplomatike kundër Kosovës, përcjell Bota sot.
Reagimi i Osmanit:
Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.
Ftoj të gjitha partitë politikе që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë.