5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rusët suImojnë Azovstal me armatim termobarike, ushtarët ukrainas në tunele nuk përgjigjen më

Rekomandime

Muajin e kaluar, vetë presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar se Mariupoli kishte rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse, por që kompleksi siderurgjik i Azovstal ne atë, qytet, ku fshihen qindra, ndoshta mijëra ushtarë dhe civilë ukrainas, nuk do të suImohej deri sa personat e fshehur në tunelet e nëndheshme të dilnin vetë nga lodhja dhe uria.

- Advertisement -

Por Kremlini ka nevojë për një fitore, para paradës së 9 majit në Moskë, dhe kontrolli i plotë i Mariupolit, që faktikisht bashkon territoret e pushtuara në Donbas me ato të Krimesë, mund të shpallet si i tillë, nga propaganda e Putin.

Kështu që ditët e fundit kanë filluar bombardime te njëpasnjëshme në drejtim të Azovstalit, fill pas largimit të disa civilëve, qe u lejuan t’i drejtoheshin territoreve të kontrolluara nga Kievi.

- Advertisement -

Disa video të shpërndara sot nga portalet afër forcave pro-ruse të Luhanskut, tregojnë suImet e rënda dhe shkatërrimtare ndaj kompleksit industrial, të kryera me shumë mundësi nga armatim termobarike të hedhura nga mjetet TOS-1. Armatime shumë të fuqishme, të krijuara enkas për të shkaktuar humbje jetësh, nga momenti që përtej shpërthimit ato shpërndajnë një re karburanti që e bën pothuajse të pamundur frymëmarrjen, edhe në distanca të mëdha nga epiqendra e shpërthimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit