-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Shënohet rasti i parë i të porsalindurit me Covid-19

Rekomandime

Në Kosovë është shënuar rasti i parë që një foshnje e porsalindur ka rezultuar pozitive me Covid-19.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës Burbuqe Skenderi e cila ka thënë se gjendja e foshnjes është momentalisht stabile.

“Shoqata e Neonatologëve të Kosovës raporton rastin e parë të porsalindurit me Covid pozitiv. Gjendja e përgjithshme e foshnjes momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 4100 raste me Covid-19, derisa janë regjistruar edhe 86 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2063.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit