2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

William Walker reagon për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Jam i zhgënjyer, Presidenti në ato momente po kërkonte zgjidhje për Kosovën

Rekomandime

Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE’së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia dhe jo nga UÇK-ja, teksa është shprehur i zhgënjyer për publikimin e propozim aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e liderit të PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në një intervistë për RTK, Walker tha se Thaçi pikërisht në atë kohë do të mund të ishte duke udhëtuar për në SHBA, për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.

“Isha tejet i zhgënjyer, kur Prokurori doli të enjten apo të premten e kaluar me atë deklaratë. Tani e vë në pyetje edhe kohën e asaj deklarate sepse presidenti Hashim Thaçi ishte duke udhëtuar në Uashington për të marrë pjesë në një samit të ftuar nga Shtëpia e Bardhë, në përpjekje për të arritur një zgjidhje të negociuar përfundimtare. Pra që Prokurori të bëjë një shpallje të tillë mu në atë moment, me përmbajtjen e aktakuzave të tilla, mendoj që kjo e vë në pikëpyetje edhe kohën e edhe motivin prapa asaj shpallje”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.

Ëalker është shprehur se edhe presidenti aktual serb, Aleksandar Vucic, ka përgjegjësi për krimet në Kosovë, pasi atë kohë ai ishte ministër në Qeverinë e Serbisë.

- Advertisement -

“Ai ka qenë pjesërisht përgjegjës për atë punë, sepse ka qenë ministër i qeverisë që urdhëronte forcat serbe të sigurisë të bënin ato që bënin në Kosovë gjatë viteve 1998-99 e si pasojë e kësaj ishte edhe Reçaku”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar prokurorë të hulumtojnë për presidentin serb. Walker ka kërkuar nga liderët e Kosovës unitet në këtë kohë, të cilën e ka quajtur të keqe për Kosovën.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit