11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

E kritikoi publikisht Osmanin, Naser Rugova befason me reagimin për sulmin ndaj saj në Kuvend

Rekomandime

Përpos deputetit Haxhi Avdyli, nuk ka pasur asnjë reagim nga LDK, pas incidentit që ndodhi mbrëmë në Kuvend, ku deputeti i kësaj partie, Xhavit Ukaj, iu vërsul kryetares Vjosa Osmani.

Por, tani ka reaguar ish deputeti i LDK-së, Naser Osmani, i cili ishte deklaruar kundër Osmanit disa herë, duke i thënë që të mos bëhet zëdhënëse e Vetëvendosjes, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sado që veprimet e Osmanit janë kundër LDK-së, deputetët e saj duhet të tregohen të përmbajtur nga provokimet e Osmanit.

Rugova ka thënë se këto shpërthime në afekt janë ves i tjerëve dhe jo i LDK-së.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Sado që veprimet e saj, si Kryetare e Kuvendit, janë këmbë e krye kundër LDK-së, deputetët e LDK-së duhet të tregohen të përmbajtur ndaj provokimeve të Kryetares Osmani.

Këto shpërthime në afekt janë ves i tjerëve dhe jo i LDK-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit