1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Çfarë thuhet në Kushtetuën e Kosovës për gjendjen e jashtëzakonshme?

Rekomandime

Në Kosovë ditëve të fundit është shtuar numri i të prekurve me Covid-19, ku 2,259 raste janë aktive.

- Advertisement -

Që nga data 13 mars kur janë shfaqur rastet e para me këtë virus dhe deri dje në vend janë shfaqur 4.512 raste pozitive.

Pas kësaj situate, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova mund të jetë në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

“Jemi duke shkuar drejt Gjendjes së Jashtëzakonshme. Sonte kam pasë takim me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 ku kemi diskutuar shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jopopullor, por jam i gatshëm që të shkoj në ekstreme për ta ruajtur jetën e qytetarëve”, ka thënë Hoti mbrëmë në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova.

- Advertisement -

Ndërsa në Kushtetutën e Kosovës thuhet se gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpall Presidenti i vendit kur ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes, kur ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike dhe kur ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.

Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk suspendohet. Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë, bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë Kushtetutë. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ligji për zgjedhjet e Kuvendit dhe të Komunave nuk mund të ndryshohet.

- Advertisement -

Nëse paraqitet nevoja për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes, Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Kryeministrin, shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt.

Nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë një dekret, i cili përcakton natyrën e gjendjes së emergjencës dhe çfarëdo kufizimi mbi të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt.

Gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej 60 ditësh. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e Jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej 30 ditësh, por jo më shumë se për 90 ditë shtesë gjithsej.

Këtu më poshtë e keni nenin 131 të Kushtetutës së Kosovës për gjendjen e jashtëzakonshme:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit