19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Kritik i Vuçicit”, austriaku nuk lejohet të hyjë në Serbi, ka një kërkesë për BE-në

Rekomandime

Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, ka kërkuar nga BE-ja që t’ia heq statusin e vendit kandidat Serbisë, pasi s’është lejuar të hyjë në territorin serb.

Fehlinger ka shkruar në Twitter se s’është lejuar të hyjë në Serbi pasi është kritik i politikave pro ruse të presidentit Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Nëse nuk më lejon të hyjë në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde pro-ruse dhe mungesën e vullentit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, ka shkruar Fehlinger.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit