16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ndodh edhe kjo/ Zhduket pajisja mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Rekomandime

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është zhdukur edhe një pajisje e Klinikës së Radiologjisë.

Bëhet fjalë për një pajisje që mundëson dixhitalizimin e rëntgenit analog, e cila bën të mundur leximin e radiografisë në CD. Kjo pajisje e cila ka kosto prej mijëra euro, ka qenë e vendosur në Klinikën e Neonatologjisë ku trajtohen foshnjat e porsalindura.

- Advertisement -

Pajisja i takon Klinikës së Radiologjisë dhe me të njëjtën punojnë teknkët e kësaj klinike.

Menaxhmenti i SHSKUK-së është vënë në dijeni për këtë çështje gjatë kësaj jave, por ende nuk e dinë se ku ka mbetur pajisja.

“Lidhur me digjitalizuesit të imazheve radiografike, ShSKUK-së është njoftuar përmes ud, shefit të sektorit të pajisjeve biomjekësore, i cili respektivisht është edhe menaxher i kontratës, me të cilën gjatë vizitave rutinore, ka konstatuar që pajisja nuk gjendet në Klinikën e Neonatologjisë. Pas njoftimit, sektorët e njësive përkatëse janë në fazën e identifikimit të gjendjes dhe nëse vërehet se ka elemente të shkeljeve eventuale do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

- Advertisement -

Kjo është pajisja e dytë brenda pak muajve që është zhdukur në QKUK. Në korrik të vitit të kaluar ishte zhdukur një USB e cila poashtu ishte pjesë integrale e një rëntgeni me kosto prej rreth 6 mijë euro. Rasti ishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës, por ende nuk dihet se si ka ndodhur./GazetaShneta

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit