15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Deputetja e Zvicrës: Imazhet me refugjatët e Ukrainës na përkujtojnë Kosovën

Rekomandime

Deputetja në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut Qëndresa Sadriu është me origjine shqiptare, anëtare e Partisë Socialdemokrate (PS) e cila para tri vitesh u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonin të Cyrihut.

Në një intervistë për portalin lecanton27.che, ajo tha se janë pikërisht imazhet e refugjatëve ukrainas çfarë na kujton Iuftën në Kosovë.

- Advertisement -

“Zvicra ishte nder vendet e para qe njohu pavarësinë e Kosovës. Pastaj gjate Iuftës priti rreth 60 mije refugjate nga Kosova, qe na e përkujtojnë këto dite imazhet e refugjateve nga Ukraina ne drejtim te Zvcrës”, tha ajo.

Ndërkaq, e pyetur pse Putin e përmend shpesh Kosovën, ose pse Moska insiston te krahasoje Ukrainën me Kosovën dhe sa është i drejtë kjo analogji ne fund deputetja zvicerane Qëndresa Sadriu ka pohuar se krahasimet e tilla kanë prapavijat e veta.

“Krahasimet e tilla nga Moska kanë prapavijën e vetë, por ne megjithatë nuk duhet fokusuar ne krahasime te tilla, ne propagandën ruse, por ne situatën aktuale ne Ukrainë, për t’ju ofruar ndihmë VlKTlMAVE te Iuftës, refugjateve, te zhvendosurve”, ka thënë ajo

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit