9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bill Klinton kujton Srebrenicën: Të mos i bëjmë më kurrë ato gabime

Rekomandime

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, e cila kishte tronditur botën, 25 vite më parë.

- Advertisement -

Klinton në Twitter ka shkruar se ngjarjet tragjike në Srebrenicë e zgjuan botën dhe nxitën përpjekjet që i dhanë fund luftës.

Ai tutje ka shkruar se sot duhet t’i kujtojmë, siç e bëra kur e kisha nderin të isha atje në vitin 2015.

Ndërsa ka theksuar se nuk di t’i bëjnë më kurrë ato gabime.

- Advertisement -

“Ngjarjet tragjike në Srebrenicë e zgjuan botën drejt tmerreve të konfliktit dhe nxitën përpjekjet që i dhanë fund luftës. Sot duhet të kujtojmë – siç bëmë kur pata nderin të isha në Srebrenicë në 2015 ‘- kështu që ne nuk do t’i bëjmë më kurrë ato gabime”, ka shkruar Presidenti Klinton.

Ndryshe, në periudhën prej datës 11 e deri më 23 korrik të vitit 1996 pjesëtarë të ushtrisë së Republikës Sërpska, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, vranë mbi 8.000 boshnjakë myslimanë, kryesisht djem dhe burra të moshës prej 12 deri në 77 vjet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit