10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rritet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi: 4 viktima vetëm sot

Rekomandime

IKSHP ka njoftuar edhe për 4 të vdekur nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Blic.“Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

71 TË SHËRUAR DHE 203 RASTE ME COVID-19!Sot më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.Të nderuar qytetarë!Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit