9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Deputetja me Covid-19 i kërkon kryeinfermierës së Pulmologjisë të kërkojë falje pse kërkoi dënimin e saj

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi në të cilat shihej deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e cila tashmë është e konfirmuar me Covid-19, jashtë shtëpisë së saj. Reagime për këtë cështje ka pasur nga shumë persona. Rishtazi ka reaguar edhe kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sjediu. Ajo ka kërkuar që deputetja Hoxha të dënohet në bazë të ligjit për daljet e saja në publik si e konfirmuar me koronavirus.

- Advertisement -

Por, menjëherë ka reaguar deputetja Hoxha. Ajo ka sqaruar se arsyeja e daljes së saj ka qenë marrja e shërbimeve mjekësore.

Lexo Edhe:Aheng familjar në Gjakovë, intervenon policia

Ka kërkuar nga kryeinfermierja e Pulmologjisë që t’I këkrojë falje publike. E në anën tjetër infermierja sic duket e ka fshirë postimin e saj ku e kritikonte Hoxhajn për dalje jashtë shtëpisë.

- Advertisement -

Postimi i plotë i deputetes Eliza Hoxha:

SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK

- Advertisement -

Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.

Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit