13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Shteti e kishte larguar nga puna djalin e Adem Jasharit, qysh atëherë i papunë

Rekomandime

Hera e fundit kur mori pagë nga shteti i Kosovës, është viti 2009, kur Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar  ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Me trasforimin e TMK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FSK) në janar 2009, Lulzim Jashari me profesion ushtarak, mbeti pa punë.

- Advertisement -

Për 12 vjet rresht janë ndërruar shumë qeveri dhe kanë ardhur në pushtet të gjitha partitë politike, por djali i vetëm i Komandantit Legjendar vazhdon të mbetet i papunë, shkruan Gazeta Infokusi.

Gjatë fushatës, siç merr vesh inFokusi, Albin Kurti i ka premtuar Lulëzim Jasharit, pozita të larta në hierarkinë shtetërore, por më pas për arsye që nuk dihen, djali i Komandantit mbetet i papunë.

Lulëzimi ishte në Gjermani në kohën kur Adem Jashari dhe familja e tij ranë për lirinë e Kosovës, kurse në qershor të vitit 1999 Luli bashkë me Rifat Jasharin, Bekim Jasharin dhe Shaban Jasharin u kthyen në Kosovë. Më pas Lulëzim Jashari, nisi studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë, dhe pas studimeve ai u bë pjesë e TMK-së deri në vitin 1999./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit