0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

70 mijë euro ndau shteti për katër ish-komandantët e UÇK’së të ftuar nga Specialja

Rekomandime

Mbi 200 ish pjesëtarë të UCK-së janë ftuar për intervistim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.  Por vetëm 4 prej tyre kanë përfituar ndihmë financiare nga shteti.

- Advertisement -

Sami Lushtaku, Lahi Brahimaj, Sylejman Selimi e Mahir Hasani kanë kërkuar që shteti t’u dal në  ndihmë për t’i paguar avokatët e tyre. 

Ata bashkë kërkuan rreth 70 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Në vendime të ndryshme Qeveria Haradinaj kishte dhënë dritën e gjelbër që këto fonde të shkojnë në llogaritë e të ftuarve për intervistim nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

 

Madje këto vendime të qeverisë së kaluar kanë firmën e ish zv.km Enver Hoxhaj.

- Advertisement -

Vetëm për Lah Brahimaj qeveria e kaluar ka ndarë 40 mijë euro të cilat i kishin marrë nga fondi i rezervave e shpenzimeve të paparashikuara.

Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UCK’së, Sylejman Selimi kishte kërkuar ndihmën e shtetit më shumë prej 20 mijë eurove për pagesën e avokatit.

Një shumë prej 9.187 euro është ndarë edhe për Sami Lushtakun, por ky i fundit i ka kthyer në buxhetin e shtetit parat që i janë dhënë.

Të paktën kështu kanë treguar nga zyra për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë, aktivizimi i punës së Gjykatës Speciale ka bërë që fondi financiar për mbështetje juridike dhe financiare për të akuzuarit potencialë të rritet.

Për vitin 2019, fondi ishte më shumë se 1.5 milionë euro.

Por, zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, për T7 ka thënë se buxheti i ndarë për vitin 2020 është më shumë se 6 milionë e 500 mijë euro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit