4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Policët nga nesër punojnë 12 orë në ditë: Qalaj paralajmëron ndëshkime të ashpra për ata që dalin pa maska

Rekomandime

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, “Sot”, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

- Advertisement -

Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë.

Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu ka thënë se nga nesër, orari në Polici do të jetë 12-orësh.

- Advertisement -

Besoj se bashkërisht do t’ia dalim, pasi nuk mund të vazhdohet kështu.

Maska duhet të vendoset, të mbulojë hundën dhe gojën, e jo të mbahet në xhep apo dorë”, ka thënë Qalaj.

- Advertisement -

Ai ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar ka rënë numri i veprave penale, pos ai i dhunës në familje, që ka shënuar rritje.

Po ashtu, ka njoftuar se aktualisht janë 73 raste aktive me COVID-19 në Polici, derisa 224 pjesëtarë janë në vetizolim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit