8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Në fillim kam mësuar të shajë në shqip”, suedezja “le kokën” për shqiptarët

Rekomandime

Soapy (Sofie Isakson) është TikTokerja suedeze e ‘fiksuar’ pas shqiptarëve.

- Advertisement -

Ajo ka mijëra ndjekës nga Shqipëria dhe krijon video dedikuar vendit tonë

Në një lidhje me Skype, Soapy ka treguar se dashuria për popullin shqiptar i nisi në një mënyrë shumë gazmore, pasi disa fëmijë i kërkuan të shajë në gjuhën shqipe.

Prej nga ai moment, bukuroshja filloi të interesohej më shumë për kulturën tonë dhe tani është e dashuruar me Shqipërinë.

- Advertisement -

“Ndodhi rastësisht, kur kam qenë duke punuar për një ‘streaming’ dhe kanë qenë disa fëmijë kosovarë, të cilët donin që unë të shaja në gjuhën shqipe dhe e vendosa në TikTok këtë video. Papritur kaq shumë shqiptar e panë ‘streaming’ që unë isha duke folur për kulturën, për gjuhën e tyre dhe papritur ndodhi si një formë spiraleje. Kur shqiptarët e zbuluan ‘streaming’ tim, më sollën shumë dashuri, shumë energji dhe kaq shumë gjëra u argëtuam. Edhe disa muaj më vonë, unë kam më shumë shqiptarë që më ndjekin, kam më shumë miq, i jam shumë mirënjohës shqiptarëve.

Sigurisht që filloi me gjuhën, ishte kaq shumë për të qeshur sesa krijues mund të jeni kur shani, edhe sidomos ju keni një sens humori shumë të bukur.

- Advertisement -

Ajo që më bëri të dashurohem me kulturën shqiptare, është pasioni dhe shpirti juaj. Mendoj se edhe unë kam qene e tillë. Jam shumë emocionale, edhe unë zemërohem, gëzohem shumë.

Kjo është diçka që e ndjejnë shumë shqiptarët.

Në të njëjtën kohë, unë nuk kam takuar njerëz kaq shumë të dashur, se ju keni kaq shumë dashuri për të dhënë, sa unë nuk isha gati për kaq dashuri.

Ndjej që zemra ime është më e madhe, kur u takova me ju shqiptarët.

Ndihem kaq shumë me fat që jam pjesë e këtij komuteti”, u shpreh ndër të tjera Soapy.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit