-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Osmani propozon amandament në buxhet për t’u blerë të gjithë qytetarëve maska shumë-përdorimshe

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën për pandeminë ka thënë se nuk ka sot asgjë më urgjente sesa ligji për pandeminë që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve në vend.

- Advertisement -

Ajo tha se projektligji është në procedura të kuvendit, sepse opinioni i Qeverisë nuk është obligues për Kuvendin dhe sipas saj natyrisht që do të diskutohet në Komisionin për Shëndetësi.

“Tani e kemi obligim si deputet që ta nxjerrim këtë ligj. Ligji është ën procedura të kuvendit, sepse opinioni I Qeverisë nuk është obligues për ne. pra, ligji natyrisht që do të diskutohet në Komisionin për Shëndetësi dhe pasi të trajtohet ën atë Komision ai do të vjen edhe këtu. Por, ideja ka qenë që ne mos të presim edhe dy muaj të tërë aq sa zgjasin procedurat brenda kuvendore, por ta trajtojmë më shpejt, sepse nuk ka sot asgjë më urgjente sesa krijimi I bazës ligjore për masa efektive që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve.

Kjo iniciativë nga disa nuk u përkrah, sepse pengesë ishte propozuesi. Andaj, e kam për obligim t’iu njoftojë se para se ta vë nënshkrimin tim në këtë iniciativë, nuk kam lënë gurë pa lëvizur që kjo iniciativë të vjen nga të tjerët”, theksoi Osmani.

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit tha se sikur të vepronte me logjikën e inateve, nuk do ta votonte as rishikimin e buxhetit dhe as marrëveshjet ndërkombëtare.

Osmani ka njoftuar se sot ka proceduar një amendament në ligjin për rishikim e buxhetit që të përfshihen mjete për shpërndarjen e maskave shumë përdorimshme falas për qytetarët mbi moshën 6-vejçare.

- Advertisement -

Ajo tha se është një buxhet total prej 3 milionë euro për blerjen e maskave që prodhohen në Kosovë e që mund të ndahen këto mjete nga shpenzimet e luksit.

Po ashtu ajo tha se amendament ka dërguar edhe për një vaksinë për qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe atyre kanë probleme me mushkri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit