10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama në vizitë urgjente në Francë, ka të bëjë me Kosovën

Rekomandime

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një postim në facebok ka reaguar në lidhje me vizitën që Rama po zhvillon në Francë.

Ngjela parashtron pyetjen se nëse iu bën përshtypje kjo urgjencë e takimit?

- Advertisement -

Më tej ai shton që ky takim po vjen si shkas i përgjigjes së Ramës që dha me hartën e Kosovës e që sipas avokatit ka shqetësuar Vuçiqin.

Mirëpo më tej, avokati thotë që ftesa e Macron për Ramën vjen si rezultat për ta qetësuar Vuçiqin pasi Serbia është është një pseudo shtet i krijuar nga Rusia dhe Franca në territoret e Shqipërisë.

Të shohim, do të ketë guxim Rama t’i dalë kundër antishqiptarit francez dhe të jetë në favor të shqiptarisë, shkruan më tej Ngjela.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Rama është thirrur urgjent në Paris, për t’u takuar me presidentin francez Makron.

- Advertisement -

Nuk iu bën përshtypje që pse këtë kryeministrin tonë e thërresin urgjent në Paris sikur ta kenë vartës?

Çfarë ka ndodhur?

Jam i bindur se është shqetësuar serbi Vuçiç për përgjigjen që i dha Rama në lidhje me hartën e Kosovës.

Po çfarë ka Makron që na qënka mërzitur me Ramën?

Pse, nuk e dini ju që Serbia është një pseudo shtet i krijuar nga Rusia dhe Franca në territoret e Shqipërisë?

E pra, kuptohet që, siç duket, edhe Rama në këto livadhe antishqiptare paska kullotur. Prandaj e ka thirrur presidenti feancez: që të qetësohet Vuçiç. Se edhe politika amerikane është hedhur me forcë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Po Rama?

Të shohim, do të ketë guxim Rama t’i dalë kundër antishqiptarit francez dhe të jetë në favor të shqiptarisë që po forcohet nëpërmjet politikës amerikane?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit