17.5 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Abbott reagon pas emërimit të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit

Rekomandime

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott pas përfundimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit ka uruar kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott ka uruar Konjufcën dhe nënkryetarët e rinj të Kuvendit për zgjedhjen e tyre në këto pozita.

- Advertisement -

Abbott iu ka uruar të njejtëve gjitha të mirat.

Konjufca u emërua në krye të Kuvendit në seancën e sotme, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

- Advertisement -

Deputetët i kanë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, të cilët herë pas here do ta zëvendësojnë kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe të cilët do të marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.

Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci.

- Advertisement -

Nga PDK-ja Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nga LDK-ja nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndërkaq Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.

Për këtë ekip nënkryetarësh për kanë votuar 107 deputetë, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit