10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vazhdojnë Iuftimet e ashpëra në Ukrainë, Rusia tenton të ndajë Severodonetskun

Rekomandime

Luftime të ashpra po vazhdojnë në Ukrainë, teksa në krahinen Severodonetsk ushtria ruse ka bërë përparime të mëdha.

Trupat ruse po synojnë të ndajnë dhe izolojnë plotësisht Severodonetskun nga Ukraina.

- Advertisement -

Rusët tashmë kanë shkatërruar një urë lidhëse të kësaj krahine me qytetin Lysychansk dhe është duke kryer sulme të vazhdueshme, për të marrë nën kontroll të plotë situatën.

“Më shumë gjasa, sot ose nesër, ata do të hedhin të gjitha rezervat e tyre për të provuar të kapin qytetin. Ose ndoshta në zona të tjera në mënyrë që të ndërpresin dhe në fund të kontrollojnë rrugën Lysychansk-Bakhmut” tha guvernatori rajonal Serhiy Haidai.

Ndërkohë, president i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje ukrainasve që të mos dorëzohen në këtë Iuftë.

- Advertisement -

Sipas tij, Rusia është duke dërguar ushtarë të dobët në Severodonetsk dhe se ukrainasit mund t’u bëjnë ballë.

Ai u bëri thirrje edhe një herë liderëve botërorë që t’i ofrojnë Ukrainës sisteme moderne të mbrojtjes raketore, duke përmendur viktimat nga suImi i fundit raketor në Ukrainën perëndimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit