13.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shënohet temperatura më e lartë në Europë

Rekomandime

Kupola e nxehtësisë që po shtrihet përgjatë Afrikës veriore dhe Mesdheut, ditën e djeshme solli edhe tek një rekord të temperaturave, pas atyre në Tunis ditën e hënë.

- Advertisement -

Sipas rrjetit të stacioneve agrometeorologjike të Sicilisë apo Shërbimi Informativ Agrometorologjik i Sicilisë (SIAS), në pikën matëse në Sirakuzë temperatura arriti deri në 48.8C, që po konsiderohet si temperatura maksimale absolute e regjistruar në kontinenti europian.

Madje duke kaluar edhe një temperaturë rekorde jozyrtare të regjistruar në vitin 1999 më 10 shtator, prej 48.5C e regjistruar poashtu në Sicili. Mirëpo për shkak që ky rrjet nuk është edhe ndonjë rrjet zyrtar, lypset kohë për t’u zyrtarizuar kjo temperaturë, nëse mbetet valide pas analizave.

Më poshtë e kam shënuar edhe temperaturën të cilën e kishte parashikuar modeli parashikues i Shërbimit Meteorologjik Gjerman (ICON), dhe mu në këtë pikë matëse, ky model i përditësuar në mesditën e 11 gushtit jepte temperaturën prej 48.3C, që do të thotë se ka qenë e pritshme një temperaturë e tillë.

- Advertisement -

Ndërkohë që sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, zyrtarisht temperatura më e lartë në kontinent është ajo e regjistruar më 10 korrik të vitit 1977 në afërsi të Athinës prej 48C.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit