9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

EKSKLUZIVE: Shemi nga “ILIRËT”, i vetmi këngëtar nga Kosova që do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë

Rekomandime

Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj.

- Advertisement -

Goran Bregoviq ishte emri i cili ngjalli debat në publik, ku edhe vet artistët reaguan që ai event të bojkotohet nga publiku shqiptar.

Madje, më ashpër reaguan ata që morën ftesë nga organizatorët e Festës së Birrës, si Dafina Zeqiri, Noizy dhe Capital T, të cilët kur kuptuan se këngëtari boshnjak me identetit serb do të performojë, menjëherë anuluan pjesëmarrjen e tyre.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Bunila Themeli fillimisht foli për artistët të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja.

- Advertisement -

“Artistë nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, tha fillimisht nënkryetarja e Bashkisë Korçë.

Tutje, ajo zbuloi për Reporteri.net se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” është ai i cili do të performojë para publikut në Korçë.

- Advertisement -

“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi, Bunila Themeli për “Reporteri.net“.

Theksojmë se tanimë shitja e biletave ka filluar për këtë event, dhe çmimi i tyre është 8 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit