21.3 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Drejtoresha e Gjimnazit jep dorëheqje, refuzoi të pranonte nxënës të dobët që ia dërguan pushtetarët

- Advertisement -

Të rekomanduara

Drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogoli-Latifi, është dorëhequr ditë më parë nga pozita e saj për shkak të presioneve për regjistrim të nxënësve.

Sipas mëson “Jepi zë”, asaj i kishin shkuar listat e gatshme për pranim nga njerëz me influencë në Komunë. Raportohet se, tash ish-drejtoresha, nuk ka pranuar që të regjistrojë nxënës të dobët që ishin në ato lista, dhe për këtë arsye kishte vendosur të dorëhiqet.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se lista që e coi deri në dorëheqje drejtoreshën, ishte përgatitur pas afateve dhe ishte me emra të nxënësve që nuk kishin plotësuar kriteret e konkursit që ishte shpallur disa javë më parë. Sidoqoftë, Gjimnazi i Mitrovicës është i ndikuar politikisht, pasi ka shumë emra të profesorëve që janë futur me atë ndikim politik.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -