9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kimete Berisha e bën pë pesë pare Donika Gërvallën: Mos i barazo krimet shtetërore të Serbisë me ato individuale, çka t’u ka tek UÇK-ja?

Rekomandime

Opinionistja, Kimet Berisha i ka reaguar ministrës së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për deklaratat e fundit për UÇK-në dhënë për gazetën zvicerane.

- Advertisement -

Berisha në shkrimin e saj, ka theksuar se Gërvalla është ‘magnet për skandale’, pasi që dimë që MPJD në krye me kryediplomatën Gërvalla kanë pasur në vazhdimësi skandale.

Berisha tutje, ka thënë se Gërvalla po i barazon krimet e Serbisë ndaj popullit shqiptar.

“Po tingëllon sikur e urren UÇK-në dhe me fjalët t’ua të krisura, ti me apo pa qëllim, i barazon krimet shtetërore serbe ndaj popullit shqiptar, me krimet individuale të supozuara të shqiptarëve!

- Advertisement -

A e ke ndonjë arsye që udhëhiqesh nga urrejtja?
Ti nuk je ministre e jashtme e Donika Gërvallës, por je ministre e jashtme e Kosovës!
Adoleshente me qënë nuk të lejohet gjithë ky skandal!

Ti duhet ta kuptosh se askush nuk e di çfarë ke në zemër, ama kur vjen puna ta shfaqësh një mendim, gjithmonë gabon!”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Postimi i saj i plotë:

Donika Gërvalla – magnet për skandale!
Pse flet veç për krime!

Pse bën si detektive, demek ti di diçka më shumë se krejt Kosova, por ja që s’ka ardhur koha ta thuash.

Kjo të bën të çuditshme!

Çka t’u ka tek UÇK- ja?

Pse sillesh si Agatha Christie në fund të librit, pak para zbulimit të vrsësit.
Pse kur gazetarët të pyesin për krime, nuk thua ‘s’di’, sepse Ti vërtetë s’di!

Ne e dimë, por ti a e di se gjatë Iuftës nuk ke qenë në Kosovë!

Pse nuk e ndërron temën?

Na fol pak për 50 për qind të rinisë që janë të pa punë (nejse, i keni punësuar që vullnetarisht, pa pare, m’i shá kundërshtarët tuaj).

Po tingëllon sikur e urren UÇK-në dhe me fjalët t’ua të krisura, ti me apo pa qëllim, i barazon krlmet shtetërore serbe ndaj popullit shqiptar, me ato individuale të supozuara të shqiptarëve!

A e ke ndonjë arsye që udhëhiqesh nga urrejtja?
Ti nuk je ministre e jashtme e Donika
Gërvallës, por je ministre e jashtme e Kosovës!
Adoleshente me qënë nuk të lejohet gjithë ky skandal!

Ti duhet ta kuptosh se askush nuk e di çfarë ke në zemër, ama kur vjen puna ta shfaqësh një mendim, gjithmonë gabon!

Pse të ndodh të gabosh përditë?

Pse s’punon por pleqnon!

Çka ka lidhje që je vajza e Jusufit?
Nuk të ndihmon asgjë.

Të ka ndihmuar të bëhesh ministre, kaq.
Nuk mjafton!

E sheh që tash të duhet dija!
Prej skenderi del beteri, e dimë.

Sepse, fati, mençuria dhe dija nuk trashëgohen!
P.S. Dashuria nuk të lë të gabosh!
Kur e do dikë, nuk e lëndon!

Thjesht puno në heshtje, mos fol, se s’kam parë njeri si ti që sa herë flet, flet kundër vetvetes.

Nuk është normale që çdo ditë të marrësh në thua në fjalët t’ua!

Të rrëzohesh përditë nga goditjet që ia bën vetes dhe gjithmonë të kujtosh se mediat të xhelozojnë, ta kanë inat!

Harroje. Askush s’të sheh ashtu qysh ke qejf ti.

Tani ti e tërheq veç antpatinë.

Ta them unë që të kam votuar!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit