3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Dikur i quante plaçkitje, tash Hoti emëron vetë koordinatorë nacionalë

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti po emëron koorndinatorë nacionalë, ndërsa një vit më parë, Hoti si opozitar, e quante emërimet e koordinatorëve plaçkitje, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Qeveria e Avdullah Hotit ka nisur emërimin e atyre që quhen koordinatorë nacionalë.

Ministri i tij i Brendshëm, Agim Veliu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, i arsyetoi nevojën për një koordinator që do ta luftojë terrorizmin.

E, pikërisht emërimin e një të tilli e kishte krtikuar Avdullah Hoti, kur ishte shef i Grupit Parlamentar të LDK’së.

- Advertisement -

“Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it. Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit.

- Advertisement -

Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”, kishte shkruar Hoti në shkurt të vitit 2019.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ketë koordinator nacional për zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.

“Në mënyrë që të implementojmë aktivitetet dhe obligimet është e nevojshme që të caktohet koordinatori nacional”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Zv.kryeministri Besnik Tahiri ka arsyetuar nevojën e të pasurit koordinator.

Disa të tillë ishin emëruar në Qeverinë Haradinaj për çështje të caktuara, por me ardhjen e Qeverisë Kurti ata ishin pushuar dhe vendet e tyre të punës ishin shuar. Javën e kaluar, kryeministri Avdullah Hoti vendosi të emërojë koordinator edhe për dialogun me Serbinë, gjë që u kritikua nga shoqëria civile.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit