22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Koalicioni i Shqiptarëve në takim me Vuçiqin, kërkon 4 poste për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

Rekomandime

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqit me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në qeveri.

- Advertisement -

Në deklaratën e Koalicionit të Shqiptarëve thuhet se ata janë të gatshëm të hyjnë në qeveri me kusht që të kenë 4 pozita të larta shtetërore.

Ata duan që të marrin drejtimin e një Ministrie, konkretisht Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndihmës Ministrinë e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kryetarin e Trupit Koordinues.

Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin:

- Advertisement -

Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vucic.

Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbisë ndaj Shqiptarëve 20 vite të fundit, duke mos qenë të integruar në Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjellur shpërnguljen e Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.

- Advertisement -

Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme me kolegët e mi dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë Europiane, ne si Koalicion i Shqiptarëve kemi propozuar me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:

1. Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal

2. Ndihmës Ministrin e Ekonomisë

3. Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit

4. Kryetarin e Trupit Koordinues

Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit