Në mënyrë aksidentale, ka ndërruar jetë këtë të martë, i riu nga Mitrovica, Perparim Peci.Ai ishte duke punuar në kompaninë “Tehno Burimi”, ku mori lëndime vdekjeprurëse, teksa ishte duke punuar gjatë të martës.
“Tehno Burimi”, në Mitrovicë, ku ishte duke punuar i riu, është kompani që merren me punime të vrazhda me beton.
Një familjar i viktimës, i ka thënë në kushte anonimiteti Gazetës Blic, se Perparim Peci, kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse, pasi që e kishte zënë vinçi, teksa ishte duke kryer punën e tij.
Gazeta Blic, ka provuar të kontaktojë me pronarët e kompanisë, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.