Një i infektuar me Covid-19, ka frekuentuar rrugët e Prishtinës pasditen e së martës, dhe pas kësaj i dyshuari është arrestuar nga policia.
Ai nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.
Personi është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda.