11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Në komunën që ka shumë raste me COVID-19 u dënuan 57 qytetarë dhe 4 lokale për mosrespektim të masave

Rekomandime

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-COVID-19, në Komunën e Vushtrrisë, drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar 57 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar këto masa. Përveç qytetarëve, kjo drejtori ka shqiptuar edhe 4 gjoba për lokalet e gastronomisë për mosrespektim të masave.

- Advertisement -

Megjithatë, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti, thotë se janë të kënaqur me respektimin e masave nga qytetarët dhe nga bizneset e Vushtrrisë.

Ajeti thekson se thotë se do të jenë të pa kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat, që sipas tij janë në të mirë të shëndetit të qytetarëve.

“Jemi të kënaqur me respektimin, jo qind për qind po diku 95 përqind janë duke i respektuar…Që nga hyrja në fuqi i kemi pasur 57 gjoba për qytetarët, ndërsa për biznese i kemi pasur 4 gjoba, bizneset janë të gastronomisë”, tha ai.

- Advertisement -

Duke qenë se Vushtrria është karakterizuar me numër të lartë të rasteve me COVID-19, nga Ministria e Shëndetësisë është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ajeti thotë se këtë kufizim në masë të madhe janë duke e respektuar edhe qytetarët, po edhe bizneset e kësaj komune.

- Advertisement -

“Është duke u respektuar edhe nga bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarinë, po edhe ata që nuk e kanë të ndaluar, të gjitha bizneset në ora 21:00 mbyllen dhe nuk sheh qytetarë, përpos ata që kanë nevojë për shërbime urgjente”, tha ai.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti, deklaron se janë 11 inspektorë në kuadër të drejtorisë që drejton, e që thotë se po arrijnë të kryejnë punën në përpikëri.

Ndonëse kanë shqiptuar gjoba për qytetarët, Ajeti thotë se ka ndodhur një vetëdijesim i qytetarëve që sipas tij, shumë pak ka që dalin në rrugë pa maska.

“Jam shumë i kënaqur, dje kemi qenë edhe me kryetarin në vizitë nëpër sheshe dhe në nëpër rrugët e Komunës dhe diku 95 përqind janë duke i respektuar masat”, tha ai.

Në Komunën e Vushtrrisë janë 92 raste aktive me COVID-19, ndërsa në gjithë vendin numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar mbi 5 mijë raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit