7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Bolton për shkëmbimin e territoreve: Edhe Europianët patën saktësisht të njëjtën pikëpamje

Rekomandime

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, John Bolton, ka folur rreth një marrëveshje të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë sa ky ishte në detyrë
John Bolton, tha për BIRN se Serbia dhe Kosova mund të jenë tërhequr nga një pikë ku një marrëveshje për t’i rregulluar marrëdhëniet mes tyre ishte afër për t’u arritur. Frika e shoqëruar nga një shkëmbim i mundshëm i territoreve është “e ekzagjeruar”, tha ai, dhe zbuloi se zyrtarë “seriozë” evropianë ishin duke shikuar në këtë ide.

- Advertisement -

I pyetur se a mendon se dialogu mund të sjellë ndonjë rezultat, ai ka thënë se ka frikë se ajo mundësi tashmë është humbur.

“Sigurisht duket se palët janë tërhequr nga qëndrimet në të cilat ka pasur një pritje më të madhe se ato do të mund t’i afrojnë dallimet dhe mund të ndodhte që të kishim një mundësi t’i shohim çështjet të adresuara por tani është e mundur që ta kemi humbur këtë mundësi”, ka thënë Bolton.

Ai tutje ka thënë të dy palët e kanë të qartë se nuk mund të arrijnë përparim.

- Advertisement -

“Por unë mendoj se koha e ka bërë të qartë për të dyja palët se nuk do të mund të arrijnë përparim në sferat e tyre respektive derisa problemet të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme” tha tutje Bolton.

Bolton ka thënë se edhe europianët ishin duke e shikuar opsionin e korrigjimit të territoreve, bilës disa disa nga ta patën saktësisht të njëjtën pikëpamje.

- Advertisement -

Në kohën për të cilën po bëhet fjalë edhe evropianët ishin duke shikuar në këtë opsion, dhe disa nga ta patën saktësisht të njëjtën pikëpamje. Unë e kuptoj brengën e të tjerëve në Ballkan se nëse ndryshohen disa kufij të gjithë kufijtë tjerë janë në rrezik. E kuptoj çka po thonë ata por mendoj se kjo frikë është e ekzagjeruar.

Bolton në këtë intervistë për BIRN ka folur edhe për shumë çështje të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit