7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vazhdimi i dialogut Hoti-Vuçiq, këto janë temat që do të diskutohen

Rekomandime

Në Bruksel sot pasdite do mbahet takimi i presidentit Vuçiq me kryeministrin Hoti në ndërmjetësim të BE-së si hapi i parl i përtëritjes së procesit të dialogut dhe si mësohet BE synon të “intensifikoj” nga shtatori procesin dhe ta udhëheq në “ dy binarë paralel” shkruan “Blic”.

Njëri “binar” do të jetë i përkushtuar finalizimit dhe ndryshimit dhe aplikimit të plotë të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri tash që nuk janë realizuar deri tani. Binari i dytë është puna në marrëveshjen për normalizimin gjithëpërfshirës.

- Advertisement -

Nga BE porosisin se për vazhdimin e dialogut janë përcaktuar temat e dialogut, është marr mbështetja nga vendet anëtare të BE dhe më e rëndësishmja ka përkushtim për vullnet politik dhe përkushtim serioz të liderëve nga Beogradi dhe Prishtina.

Biseduesit e BE paralajmërojnë “proces dinamik” të bisedimeve që do të intensifikohet pas periudhës së verës në javën e parë të shtatorit.

Në BE nuk duan të zbulojnë cilat janë temat tjera të cilat do të diskutohen në kuadër të dialogut..

- Advertisement -

Presidenti Vuçiq ka theksuar se do të bisedohet për personat e zhvendosur dhe të pagjeturit dhe rregullimin e çështjeve ekonomike dhe pasurisë. Ndërsa kryeministri Hoti ka thënë se do të bisedohet për dëmet e luftës, kthimi i dokumentacionit kadastral dhe pranimi i pavarësisë.

Gjat[ bisedimeve që sollën marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 çështja e pasurisë ishte lënë në marrëveshjen Brukseli 2, që ka të bëjë me elektro-ekonomi, miniera rreth mjeteve të paguara nga buxheti i Serbisë që nga 2008 shkruan “Blic”

- Advertisement -

Sipas informacioneve BE ka insistuar në tri porosi : e para se procesi duhet të jetë mbi “politikën lokale” ndërsae dyta dhe treta të dy palët duhet të përgatisin pozicionin për biseda edhe opinionin për marrëveshje.

Nga BE njoftojnë se puna nuk do të jetë e lehtë dhe pa vullnetin politik të palëve kjo nuk do të jetë e mundshme, ku secila palë do ketë mundësi dhe nuk do kufizohen në elementet e zgjidhjes.

Palëve iu mbetet të drejtojnë procesin që shpie nga ardhmëria në BE dhe një ardhmëri e tillë nuk do të kenë as Beogradi as Prishtina pa marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit dhe pajtimit të dy palëve që do mbështetet nga BE dhe regjioni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit