Një person ka vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë. Viktima ishte nga Komuna e Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Rudari ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit të cilin e kishte mik, derisa ka bërë apel tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat.