12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Serbët vlojnë nga inati, u zbulua pse Spanja po e pranon Kosovën!

Rekomandime

Në Serbi po vlojnë nga inati, se Spanja do të luan me Kosovën, ashtu si e kërkon rendi dhe rregulli i shtëpisë me të madhe evropiane, UEFA.

Serbët nuk mund ta kapërdijnë këtë fakt dhe tani disa nga mediat e atjeshme, që ushqehen me propagandën e tyre, nuk mund ta pranojnë një fakt të tillë, që Spanja do të zhvillojë takimin me Kosovën, sipas protokollit, duke i respektuar simbolet e Kosovës.

- Advertisement -

“U zbulua pse Spanja papritur ra dakord për himnin, flamurin dhe simbolet e tjera të të ashtuquajturës ekip kombëtar Kosova”, shkarravit “Kurir”.

“Ndeshja e futbollit midis Spanjës dhe të ashtuquajturës Kosovë është caktuar që të luhet me 31 Mars në Sevilla. Tani janë FIFA dhe UEFA që po e rrëzojnë pozicionin origjinal spanjoll, duke i detyruar spanjollët që t’i shfaqin të gjitha simbolet kombëtare të Kosovës në Seville”, ka shkruar media serbe.

Ky medium i referohet edhe “’El Confidencia’, që ka pasur një artikull të gjatë për sfidën Spanjë – Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit