13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Artistja nga Drenica synon ta thyejë rekordin botëror Guiness për herë të tretë

Rekomandime

Arbnora Fejza – Idrizi nga Skenderaj, po synon që për të tretën herë të thyejë rekordin botëror e të jetë pjesë e Librit të Rekordeve – Guiness.

- Advertisement -

Artistja merret me artin e palosjes së letrës e njohur si origami. Sot ajo ka arritur që të finalizojë mozaikun me origami, të flamurit të Republikës së Kosovës, njofton Komuna e Skenderajt.

Ky punim synon që të vendos një rekord të ri botëror në Guiness, ndërsa vlerësimi do të bëhet brenda 10 ditësh.

Rekordin e parë ajo e theu me lulen më të madhe në botë të punuar me vetëm një fletë, rekord që e mbante Franca dhe më pastaj me vazon më të madhe nga letra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit