10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Selmanaj për Vjosa Osmanin: S’guxon asesi dikush personalisht me përcaktu fatin e krejt LDK-së

Rekomandime

Driton Selmani, deputet nga radhët e LDK-së përmes një lidhjeje telefonike ka komentuar deklaratën e Kurtit që ka thënë që LDK po përdoret nga Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Ai këtë e quan si shaka publike, derisa deklaratat e Kurtit tragjiko- komike, transmeton Indeksonline.

“Kjo është një shaka publike, çasje e papranueshme, por Kurti tashmë është zbuluar i tëri nga populli, po e shohin lojën dhe diskursin e tij sepse ai ka pas qëndrim krejtësisht të kundërt në vitin 2014 -2015. Ndërsa tani po përdor standarde të dyfishta.

LDK e respekton në përpikmëri, çdo pikë dhe presje secilin institucion kushtetues. S’është një subjekt a një individ që interpreton demokracinë. Janë institucionet kompetente, jo deklaratat sa tragjike e as komike”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërsa sa i përket mospjesmarrjes së Vjosa Osmanit në mbledhjene Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ai tha askush nuk përcakton fatin e krejt subjektit.

“Vendimet e LDK-së, qëndrimet dhe çasja, asnjëherë në historinë s’janë reduktu në emra të përveçëm. LDK është shtëpi e madhe, organizate kolektike politike dhe tejet demokratike. S’guxon asesi dikush personalisht me përcaktu fatin e krejt subjektit.

- Advertisement -

Ka debate të brendshme, p.sh sot i është kërku Mustafës për postin e kryeministrit, ai nuk ka pranu dhe më pas ka dalë Hoti si figurë komplete për këtë pozitë”, thotë ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit