12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Skandal: Për 10 vjet, MAPL-ja ka akomoduar një zyrtar që ka të kryer vetëm shkollën e mesme

Rekomandime

Nikolla Aksic, qe 10 vjet punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal si udhëheqës i Divizionit për Arkiv, Dokumentim dhe Përkthim, pavarësisht se ka të kryer vetëm shkollën e mesme.Ai nuk posedon ndonjë shkollim universitar, përveç një diplome të Shkollës së Lartë, e cila sipas Ministrisë së Arsimit të Kosovës nuk është valide.Një gjë e tillë theksohet në raportin e hartuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit në maj të këtij viti.

- Advertisement -

“Nikolla Aksic, nuk posedon ndonjë shkollim universitar, përveç një diplome të një Shkolle të Lartë, e cila nuk është valide sipas përgjigjes së MASHT-it, të datës 03.03.2020, pasi që sipas tyre diplomat e tilla nuk validohen”, thuhet në opinionin e AKK-së, raporton KOHA.Në këtë dokument, që ka siguruar KOHA thuhet se për pozitën të cilën e mban Aksic kriteri i kualifikimit është “Diplomë e shkollës së lartë + 2 vjet përvojë pune”.“Sipas interpretimit të MAP-it, lidhur me pyetjen tonë sa përkon pozita e tanishme e Nikolla Aksiq, me shkollimin e tij, kemi pranuar përgjigje të datës 10.01, të cilën e citojmë “në katalogun e vendeve të punës në SHC të miratuar me vendimin e Qeverisë nr.05.12 të datës 05.02.2015 te kriteri i kualifikimit “Diplomë e shkollës së lartë + 2 vjet përvojë pune” kërkohet vetëm për pozita të klasifikuara në kategoritë funksionale të nivelit profesional 1, grada 10”.

Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, më 1 gusht të vitit 2018 kishte nënshkruar vendimin për ndërrim të pozitës së Aksic brenda së njëjtës ministri.“Nikola Aksic, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, transferohet në pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike”, thuhet në këtë vendim.

E kontaktuar për këtë çështje, Ukimeraj ka thënë se Aksic posedon diplomë trevjeçare, por që ajo nuk është validuar dhe nostrifikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit.“Zyrtari Nikola Aksic ishte punësuar në vitin 2010 dhe mban pozitën e udhëheqësit të divizionit. Konkursi ka qenë i rezervuar për komunitetet. Sa i përket shkollimit të tij, komisioni selektues ka vlerësuar dosjen e aplikantit kur të njëjtin e ka vlerësuar. Lëvizshmëria e tij është bërë në kuadër të së njëjtës gradë dhe nivel, ashtu siç parashihej me ligjin e shërbimit civil. Sipas një procesi evidentimi, është analizuar rasti konkret (është verifikuar se diploma e tij trevjeçare nuk ishte e validuar dhe e nostrifikuar sipas sistemit të Republikës së Kosovës)”, ka thënë Ukimeraj.Rasti në fjalë, sipas Ukimerajt, do të trajtohet nga komisioni hetimor që funksionon në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Lokal, e pastaj do të merren edhe veprimet ligjore.“Komisioni do të trajtojë secilin rast individualisht dhe të hartojë raportin. Komisioni kishte filluar punën në qershor 2020, por për shkak të pandemisë dhe rezultateve pozitive me COVID-19 të disa anëtarëve të komisionit, komisioni ka kërkuar zgjatjen e afatit deri më 15 gusht 2020. Komisioni do të dorëzojë raportin me të gjitha detajet dhe rekomandimet përkatëse edhe sa i përket risistematizimit apo ricaktimit, apo ndërmarrjen edhe të masave të tjera ligjore. Sipas raportit të komisionit, do të ndërmerren veprimet ligjore”, ka thënë Ukimeraj.Ajo ka shtuar se nëse zyrtari e ka statusin e shërbyesit civil, nuk i lejohet askujt në një proces të rregullt, të kontestojë shkollimin apo përvojën nëse një gjë e tillë nuk është kontestuar së pari në procesin ankimor.Lidhur me punësimin e Aksic, Agjencia kundër Korrupsionit ka vlerësuar se punësimet e tilla pa shkollim adekuat hapin rrugën e manipulimeve dhe keqpërdorimit të detyrës.“Fenomeni i punësimit dhe avancimit në përgjithësi është një dukuri mjaft e përfolur dhe me shumë të meta të identifikuara. Çështja e caktimit të personit në fjalë pa shkollim adekuat lë mundësi mjaft të madhe për manipulim dhe keqpërdorim të kësaj detyre. Situata në fjalë bie ndesh me katalogun e vendeve të punës në Shërbimin Civil, pasi që personi në fjalë me shkollimin që e posedon, nuk mund të mbajë pozitën për të cilën është caktuar, pozita në fjalë sipas katalogut të punës kërkon shkollim universitar”, thuhet në shkresën e AKK-së.Tutje, AKK-ja rekomandon ministrinë që në kuadër të kompetencave të tyre të ndërmarrin masat e duhura ligjore.Ndërkohë, reforma në Administratën Publike, proces ky i cili së fundmi mbështetet edhe nga BE-ja, është kërkesë e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit