14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Abdixhiku tha se nuk i tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, kjo është përgjigja e Besian Mustafës

Rekomandime

Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.

Mustafa në DPT te Fidani në T7 tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.

- Advertisement -

“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës ,ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-së. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.

Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe.

“Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit