7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrëfehet Valon Behrami, tregon pse nuk erdhi të luaj për Kosovën

Rekomandime

Mesfushori shqiptar Valon Behrami për herë të parë ka rrëfyer arsyen se pse nuk erdhi të luaj për Kombëtaren e Kosovës.

- Advertisement -

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, 4 herë pjesëmarrësi në kampionate botërore, ka thënë se Kosova nuk ka qenë e interesuar për të.

Indeksonline: Pse nuk erdhe për ta përfaqësuar Kosovën pas pranimit në UEFA?

Valon Behrami: E para sen, kërkush s’ka ardh me mu me fol ftyrë-ftyrë. Deri sot, familja ime e din, një njeri s’ka ardh me më fol në ftyrë mua. Një njeri nuk ka ardh me m’thanë, Valon a po vjen në Kosovë me lu, a po vjen me na nimue? A ka ardh dikush? Jo! Krejt kanë fol për pare. Po çfarë pare kam marrë unë në Zvicër? Kurrë s’kom fol për pare. Ne që kemi lujtë për Zvicrën, nuk kemi menu kurrë për pare. Ti mendon që ata që lujnë për Kosovën me mrri në kampionatin botëror nuk marrin pare a?! Njerëzia kur nuk i din senet flasin. Na nuk kena rrogë në Zvicër, na kemi veç premia. Shkon në kampionat evropian, i merr premiat, shkon në kampionat botëror, i merr premiat.

- Advertisement -

Indeksonline: A i ke përcjellë ndeshjet e Kosovës dhe çfarë mendimi ke për zhvillimin e saj?

Valon Behrami: Po i kam përcjellë. Unë i njoh lojtarët dhe trajnerin. Ai është trajner që nuk ta jep identitet lojë. Ai është motivues i fortë por lojtarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ata se ne shqiptarët kemi inati të fortë. Edhe kur luajmë me shokë na vjen inati. Varet çfarë programi për të ardhmen. Deri sot kemi qenë kombëtare e re, tash na njohin ekipet tjera. Skuadrat që vijnë me lu me Kosovën thojnë, nuk është kallaj. Nuk është njejtë si Andorra, Malta etj. Skuadrat që vijnë me lu në Kosovë thojnë, nuk është skuadër e keqe kjo. Andaj, është ma zor qitash se përpara. Për mua Kosova ka qenë surprizë e madhe, por unë, familja ime e kemi ditë çfarë kualiteti ka. Njerëzit e huaj nuk e kanë ditë.

- Advertisement -

Indeksonline: Pasi e njihni trajnerin Challandes, a mendoni që e ka kryer misionin te Kosova?

Valon Behrami: Është shumë njeri i mirë. Por me fol për teknikë, nuk besoj që ai mundet me ngritë nivelin. Ai teknikisht nuk i din shumë sene, shumë sene nuk i njeh, shumë sene nuk i studion. Është motivues i madh, të jep energji, shpirtë. Por sot taktikisht e teknikisht duhet me qenë i përgatitur. E ka edhe shkollën e Zvicrës, dhe ata mendojnë që i dijnë krejt dhe tjerët nuk dijnë asgjë. Për me ngrit diçka ma shumë, duhet me gjetë një trajner që e din mentalitetin tonë dhe di ta ngris nivelin taktik. Skuadra është shumë instiktive kur shkon përpara, por kur e humb topin duhet me ditë çfarë pozite me marr. Unë në ato ndeshje që i kam përcjellë i kam pa disa probleme.

Indeksonline: Për lojtarët e rinjë shqiptarë që luajnë në Zvicër, çfarë mesazhi ke?

Valon Behrami: Me pas ardh një ditë me fol me mua, dy, tre, katër herë… futbollisti e kupton që ata po më duan shumë. Nuk është interesi me thirrë një herë dhe nuk po don me ardh, u kry puna. Nëse ke qef me marr një lojtar me bind një lojtar duhet me shku me i tregu çfarë plani ke, çka mendon për të.

/Indeksonline/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit