19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ndalimi i votimit të referendumit serb në territorin e Kosovës, reagon Rusia

Rekomandime

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi kanë reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos-lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve, Tass, Pavel Andreyev nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi thotë se është shqetësuese për komisionerët rus.

- Advertisement -

“Gjëja kryesore që ngriti shqetësimin tek ne dhe ajo që ne monitoruam nga afër është situata në Kosovë dhe Metohi dhe qëndrimi i Prishtinës, duke bllokuar praktikisht mundësinë që serbët të shprehin vullnetin e tyre”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, duke thënë se autoritetet serbe do t’ia bëjnë çaren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit