10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të infektuarës me coronavirus i refuzohet ndihma mjekësore në QKUK

Rekomandime

Nga Zana Avdiu

- Advertisement -

Si e prekur me koronavirus, une nuk mora sherbime mjekesore ne QKUK, me saktesisht ne Kliniken Infektive. Me te shkuar aty, ne vend se te marr sherbimin e duhur, dhe te kryej kontrollen, hasa vetem ne arrogancen e stafit shendetesor. Me ta pyetur se ku mund te bej nje kontrolle, dhe jam e prekur me Covid, nje zonje te ciles nuk ia pashe as fytyren, mu drejtua me ton te larte dhe agresiv “shko ne QMF ne lagjen tende, dhe merr udhezim”, duke mos me pa as ne fytyre.

Ok, heshta dhe u largova pa be ze. Shkova ne QMF te Qafa, dhe nje person qe ishte aty, prapa tavolines me dezinfektues me tha qe nuk mund te me lejtonte te hyja dhe te beja kontrolle meqe isha me kovid, dhe se kontrollat duhet ti beja vetem ne QKUK. Ai tha qe ka ardhe edhe nje urdherese nga Instituti, e cila ishte e vendosur edhe ne dere, qe te mos udhezohen paciente me koronavirus ne infektive. Shko drejt atje, me tha!

Dhe, mbeta ne rruge. Pa mundesine te beje nje kontrolle dhe te shoh e te kuptoj per gjendjen time, me kete semundje qe trazoi boten. Nuk ishte e lehte kjo kohe per mua, e mbi te gjitha gjendjen ma ka renduar mbyllja. Nuk desha ti jap me shume presion vetes, dhe u ktheva ne shtepi. Pas kesaj, gjeta kontaktin e Drejtorit te SHSKUK Valbon Krasniqi, meqe ai eshte edhe vet infektolog, dhe i tregova per gjendjen dhe ngjarjet qe kane ndodhur. Ai mu pergjigj se i vjen keq, dhe me udhezoi ti ndjek mekanizmat ligjore, qe une te mund te bej nje kontrolle.

- Advertisement -

Tash, po dua ta pyes Dr. Valbonin publikisht, cka nenkupton me keta mekanizma ligjore? Te shkoj ne polici, apo ne gjykate ta padis kliniken, qendren e mjeksise familjare apo ndoshta ta padis edhe koronavirusin? Gjithashtu, dua ta pyes drejorin se a me garanton ai mua, qe une nuk do te kem pasoja nga semundja, deri sa ti ndjek procedurat e mekanizmave ligjore, qe mi rekomandoi ai?

Dhe, drejtor pozita juaj nuk eshte qe te ju vije keq dhe aq me pak ti mesoj pacientet te kerkojne drejtesi pa adrese, nese une apo kushdo tjeter nuk merr sherbime dhe keqtrajtohet, por jeni aty qe ta rregulloni ate vend dhe keto probleme. Jeni aty tu siguroni sherbime cilesore pacienteve. Keq mund ti vije dades Hasime, e cila ska cka te beje, jo juve qe e keni ne dore ate vend!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit