-2.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

11 gënjeshtrat më të mëdha për Koronavirusin, sipas OBSh-së

Rekomandime

Prej që nisi pandemia e koronavirusit duke rrëmbyer ballinat kryesore të lajmeve në mbarë botën, ka pasur këshilla konfuze dhe shpesh kundërthënëse.

- Advertisement -

A duhet apo nuk duhet të vëmë maska; a ndihmon vënja e dorëzave; a mund të shpërndahet virusi nga kafshët te njerëzit – dhe lista vazhdon.

Pavarësisht informacioneve të shumta për pandeminë e Covid-19, këshilla kryesore ka mbetur e njëjtë për muaj me radhë, pavarësisht përditësimeve të kohëpaskohshme, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ndër to janë, mbajtja e distancës sociale, larja e duarve mirë e mirë dhe rregullisht, izolimi në shtëpi nëse keni simptoma.

- Advertisement -

Në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë së fundi janë listuar disa prej miteve të krijuara, përfshirë atë se çka e ka shkaktuar Covid-19shin, rrezikun e të menduarit se varikina mund të mbrojë kundër virusit dhe faktin që rrjeti telefonik 5G nuk po shkakton transimetim të rritur.

Këto janë ato:

- Advertisement -

1.Duhet të mbani maskë deria ushtroni: Mit

2.Mbajtja e tejzgjatur e maskave mjekësore mund të shkaktojë mungesë oksigjeni: Mit

3.T’i shtosh piper ushqimit mund të parandalojë Covid-19shin: Mit

4.Pirja e alkoolit nuk do t’ju mbrojë kundër virusit: Fakt

5.Skanerët termalë mund të detektojnë koronavirusin: Mit

6.Nuk ka aktualisht asnjë ilaç mjekësor të licensuar për të trajtuar apo parandaluar koronavirusin: Fakt

7.Zbardhuesi nuk mund të përdoret për të mbrojtur kundër virusit dhe është i rrezikshëm: Fakt

8.Përdorimi i rrjeteve 5G rrit rrezikun nga koronavirusi: Mit

9.Temperatura e lartë dhe ekspozimi ndaj diellit iu ruajnë nga koronavirusi: Mit

10.Njerëzit që testohen pozitivisht me virus mund ta kenë atë për gjithë jetën: Mit

11.Njerëz të të gjitha moshave mund të testohen pozitivisht për koronavirus: Fakt

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit