Friday, July 19, 2024

Pamje tmerruese nga Rogova e Hasit: Breshëri zbardhë tokën dhe dëmton të mbjellurat

- Advertisement -
- Advertisement -

Breshëri i madh dje ka dëmtuar arat e mbjellura me misër, speca dhe shalqi në Rogovë të Hasit, transmeton Gazeta Metro.

Kosova dje është përfshirë nga stuhi të mëdha të shiut të përcjellura me breshër, që për shumë fermerë kanë qenë jo të mirëseardhura pasi shumë kultura bujqësore janë dëmtuar.

Një qytetar nga Rogova e Hasit ka dërguar video dhe fotografi në Metro, ku shihet se si breshëri ka dëmtuar arat e mbjellura me misër, speca dhe shalqi.

Bëhet e ditur se breshëri i djeshëm ka dëmtuar mbi 90 për qind të kulturave bujqësore në këtë rajon.

Kujtojmë se meteorologët kanë paralajmëruar se ditëve në vazhdim temperaturat do të ulen.

- Advertisement -

Madje, ata kanë parashikuar se minimalja do të jetë deri në 10 Gradë Celsius./gazetametro.net

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura