0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Përplasja Presidencë – Kryeministri për dialogun, si iu përgjigj Hoti nga Brukseli këshilltarit të Thaçit

Rekomandime

Në zyrën e presidentit nuk u ndanë të kënaqur me rikthimin e Kosovës në tavolinë të bisedimeve, derisa, i pari i shtetit po përballej me prokurorët në Hagë, pas dyshimeve që ka kryer krime të luftës. Megjithatë, deklaratat e këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi nuk i kanë bërë përshtypje ekzekutivit. Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti tha dje nga Brukseli se ai është përfaqësues i shtetit në bisedime.

Derisa presidenti, Hashim Thaçi për të katërtën ditë me radhë po jepte dëshminë e tij para prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, kreu i ekzekutivit Avdullah Hoti po rikthente Kosovën në tavolinë të dialogut me Serbinë, pas dy vitesh pauzë.

- Advertisement -

Krejt ky proces, i paraparë të niste me ndërmjetësimin amerikan në Uashington mbeti në gjysmë kur ZPS’ja njoftoi për propozim aktakuzën ndaj presidentit.

Që nga atëherë, dialogu ka vazhduar virtualisht e dje drejtpërdrejtë në mes të kreu të Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit Hoti.

Një gjë e tillë ka ngritur reagimin e presidencës. Këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj pak orë para se të niste takimi Hoti – Vuçiq në Bruksel e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës se po shkon në bisedime pa koordinime paraprake.

- Advertisement -

Sipas këshilltarit të presidentit, kësaj radhe për dallim nga ç’kishte ndodhur kur ishin përgatitur për në SHBA, Hoti nuk e kishte marrë as mundin që të shkonte ta takonte presidentin për proceset.

A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje?

- Advertisement -

Pa mandat të Kuvendit.

Pa unitetit dhe konsensus politik.

Pa platformë të dialogut.

Pa transparencë publike.

Pa grupin e ekspertëve.

Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës.

Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën.

Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij! Në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel.

Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste”, ka shkruar ai.

Kësaj deklarate që doli nga zyra e presidentit iu janë përgjigjur dje krerët e ekzekutivit. Kryeministri Hoti nga Brukseli foli shkurt kur u pyet për këtë çështje. Ai tha se përfaqëson Kosovën e është koordinuar me partnerët e koalicionit.

Unë përfaqësoj Kosovën në bisedime së bashku me partnerët e koalicionit, duke e mbajtur plotësisht të informuar gjithë spektrin politik në Kosovë”, tha dje Hoti.

Numri dy në Qeveri, Besnik Tahiri përmes një mesazhi që ka shpërndarë në Facebook tha se Hoti nuk ka shkuar për të bërë udhëtim të qejfit në Bruksel.

Në secilin moment që Kosova i ka ikur tavolinës ka humbur.

Po ashtu, të gjithë̈ ata që frymojnë̈ dhe mendojnë̈ shqip janë me përfaqësuesin legjitim të këtij populli që është në Bruksel, pra me z. Avdullah Hoti.

Pra, janë dy procese të ndara: kë e përfaqëson; si e përfaqëson.

Këto janë dy tema politike që duhet të trajtohen. Secila tendencë për t’i dobësuar, z. Thaçi në Hagë e z. Hoti në Bruksel, është dëmtim drejtpërdrejt i interesit kombëtar shqiptar të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit, Hashim Thaci dhe kryeministri Avdullah Hoti kishin mbajtur takime për t’u koordinuar në takimin e Uashingtonit. Pasi që i njëjti dështoi pas propozim – aktakuzës, tashmë Hoti si kryeministër i shtetit është duke përfaqësuar vendin në bisedime e konferenca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit