0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, që i gjykoi rastet më të njohura në Kosovë

Rekomandime

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shasivar Hoti, ka vdekur sot.

- Advertisement -

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë fillimisht familjarët e tij përmes Facebook’it, ku kanë njoftuar miqtë dhe familjarët se ka vdekur Shasivar Hoti.

Po ashtu lajmin e ka konfirmuar edhe kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi, ku ka thënë se i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrje gjatë ditës së djeshme dhe ka vdekur në spital.

Kujtojmë se sot ka vdekur edhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit